Mesazhi i Luan Haradinajt pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

Luan Haradinaj, kadet i Forcave të Sigurisë së Kosovës, djali i dëshmorit, Shkëlzen Haradinaj ka thënë se këtë ditë qytetarët e Kosovës e kanë pritur me vite të tëra.

Lajme

14/12/2018 21:44

Në një intervsitë të shkurtër në RTV Dukagjin, Haradinaj ka thënë se tash pas formimit të Ushtrisë së Kosovës neve na takon që të punojmë për të ardhmen e shtetit të Kosovës.

“Pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës qe tri vite, sot ka qenë një ditë e veçantë jo vetëm për mua po për të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi kjo ditë është pritur me vite të tëra dhe sot është jetësuar amaneti i krejt atyre dëshmorëve që kanë dhënë jetën e tyre për tu themeluar ushtria. Tash çfarë na takon neve është me punu në të ardhmen për me forcua ushtrinë dhe shtetin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ju ka bërë thirrje që t’i bashkohen të gjithë FSK-së pasi që sipas tij profesioni i ushtarit është më fisniku.

“Mesazhi im është me u bashku, mu bo pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës sepse është mënyra më fisnike që një që një shtetas i Republikës së Kosovës mi shërbye vendit tij, është profesioni më fisnik për me pas liri në Kosovë”, ka thënë Luan Haradinaj.