Mes zgjedhjeve dhe tensioneve (Video)
Dy ditë para zhvillimit të seancës së re të dy blloqet vazhdojnë të qëndrojnë të barrikaduara në qëndrimet e tyre.

Lajme
Këtij barrikadimi i ka kontribuar edhe arrestimi i ish liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti nga Policia e Kosovës.
Në këtë mes ende nuk është përfshirë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.
Kjo e fundit përveç disa komunikatave nuk ka ndërmarr asnjë hap më qëllim të tejkalimit të kësaj bllokade. Tribuna Channel nuk ka arritur të marrë përgjigje nga Zyra e Presidentes, nëse e para e vendit do të ndërhyjë për ta zhbllokuar situatën.
E në anën tjetër, partnerët e koalicionit nuk kanë në plan që të pezullojnë punën e Kuvendit.
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica insiston se séanca e se enjtes duhet të mbahet.
