Mes shumë polemikash, Ferizaj siguron barazhin, Trepça ’89 bie nga liga

Përfundon drama për barazh, Ferizaj është skuadra e siguron atë, ndërsa Trepça ’89 bie nga Superliga. Ferizaj ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit, 2:1 duke siguruar barazhin. Shabani shënoi për Ferizaj, teksa Otto Jonh barazoi shifrat në 1:1. Në kohën shtesë shënoi Fazliu për t’i dhënë epërsinë Ferizaj. Trepça ’89 arriti në fund një fitore 2:1…

Sport

28/05/2023 17:25

Përfundon drama për barazh, Ferizaj është skuadra e siguron atë, ndërsa Trepça ’89 bie nga Superliga.

Ferizaj ka fituar ndeshjen ndaj Dukagjinit, 2:1 duke siguruar barazhin.

Shabani shënoi për Ferizaj, teksa Otto Jonh barazoi shifrat në 1:1.

Në kohën shtesë shënoi Fazliu për t’i dhënë epërsinë Ferizaj.

Trepça ’89 arriti në fund një fitore 2:1 ndaj Prishtinës, por nuk u mjaftoi.

Klubi mitrovicas ishin në disavantazh prej një goli, pasi Kryeziu shënoi për Prishtinën nga penalltia.

Megjithatë, Trepça arriti të barazojë me anë të Nimanit, ndërsa më pas shënuan edhe në kohën shtesë.

Ferizaj pas kësaj ndeshje pozicionohen në vendin e tetë me 41 pikë, kurse Trepça në të 10-tin me 40 gjithsej.

Ferizaj do përballet me Lirinë në barazh, ndërsa Trepça do zhvillojë garën në Ligën e Parë./Lajmi.net/