Mes puthjeve pasionante, Bardhi-Sarës: Edhe po të më kishte thënë motra jo, prapë do vazhdonim

Bardhi u befasua nga motra e tij mbrëmjen e kaluar. Pas disa pyetjesh provokuese nga moderatori, Ledion Liço, ajo pati mundësinë të takonte edhe Sarën, por që e njëjta refuzoi të takojë ndonjë banorë në veçanti përveç Bardhit, shkruan lajmi.net. Ndër të tjera ajo u pyet edhe nëse po i pëlqen loja e Bardhit në…

ShowBiz

21/02/2024 13:20

Bardhi u befasua nga motra e tij mbrëmjen e kaluar.

Pas disa pyetjesh provokuese nga moderatori, Ledion Liço, ajo pati mundësinë të takonte edhe Sarën, por që e njëjta refuzoi të takojë ndonjë banorë në veçanti përveç Bardhit, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera ajo u pyet edhe nëse po i pëlqen loja e Bardhit në “BBVA” por edhe raporti me Sarën.

Motra e këngëtarit u shpreh se familja e tij është mbrapa veprimeve të tij, dhe se ai është i vetëdijshëm për to.

Pas përfundimit të “prime-t”, para se të flinin gjumë, Bardhi e Sara, kanë biseduar me njëri-tjetrin.

Bardhi u shpreh se edhe po të i kishte thënë motra e tij “jo” raportit me të, ai prap do të vazhdonte.

Pas këtyre bisedave, çifti kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin./Lajmi.net/