Mes puthjesh e përqafimesh, Sara iu bashkua Ledrit mbrëmë në skenë
Mbrëmjen e kaluar, Ledri Vula, ka promovuar albumin e tij më të ri. “1 Goat për ty”, titullohet albumi i ri i reperit, shkruan lajmi.net. Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, reperi i shumë hiteve të hip-hopit ka interpretuar live para audiencës disa nga këngët e tij të…

ShowBiz
Mbrëmjen e kaluar, Ledri Vula, ka promovuar albumin e tij më të ri.
“1 Goat për ty”, titullohet albumi i ri i reperit, shkruan lajmi.net.
Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, reperi i shumë hiteve të hip-hopit ka interpretuar live para audiencës disa nga këngët e tij të reja të albumit.
Përgjatë interpretimit të këngëve të ndryshme, atij iu bashkuan në skenë emrat e njohur si: Lumi B, Lyrical Son, Capital T, Buta, e të tjerë.
Por një nga momentet më të veçanta që ishte rezervuar për të në çastin kur partnerja e tij, Sara Hoxha, u ngjit në skenë bashkë me të gjatë këndimit të një prej këngëve.
Dyshja mund të shiheshin duke u përqafuar dhe ledhatuar me njëri-tjetrin, gjersa të gjithë sytë ishin nga ta.
Kjo ishte parë edhe më herët, mes Luizit dhe Kiarës, të cilët i do shumë publiku.
Ky album dhe kjo mbrëmje është organizuar njëherësh për të shënuar edhe 20 vjetorin e karrierës së tij në hip-hop./Lajmi.net/
View this post on Instagram