Mertens qartëson të ardhmen: Nuk kam arsye të largohem nga Napoli

Dries Mertens është duke pritur të luajë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Sport

11/06/2021 15:16

Belgjika do të ndeshet me Rusinë nesër dhe Mertens është pyetur për të ardhmen e tij, shkruan lajmi.net.

Belgu ishte kategorik në përgjigjen e tij duke aluduar se nuk ka ndërmend të shkojë gjëkundi.

“Është mirë që ka tifozë në këtë Kampionat Evropian”, tha ai.

“Natyrisht për Belgjikën ishte një disavantazh të mos luanim në Bruksel”, shtoi ai.

“Nuk kam asnjë motiv për tu larguar nga Napoli, kështu që dua t’i ndal ata zëra që thonë kështu”, tha Mertens.