Merreni Januzajn

Ish presidenti i Federatës angleze të Futbollit, David Bernstein beson se Anglia duhet të shfrytëzojë rregullën e rezidencës që mund t’i hap dyert për inkuadrim e talentit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Mesfushori Jack Wilshere u shpreh kundër natyralizimit të futbollistëve në ekipin Kombëtar duke insistuar se për Anglinë duhet të luajnë vetëm anglezët. Mirëpo,…

Sport

09/10/2013 11:54

Ish presidenti i Federatës angleze të Futbollit, David Bernstein beson se Anglia duhet të shfrytëzojë rregullën e rezidencës që mund t’i hap dyert për inkuadrim e talentit të Manchester Unitedit, Adnan Januzaj.

Mesfushori Jack Wilshere u shpreh kundër natyralizimit të futbollistëve në ekipin Kombëtar duke insistuar se për Anglinë duhet të luajnë vetëm anglezët. Mirëpo, ylli kosovar Januzaj ka shkëlqyer në paraqitjet e tij të para me Unitedin dhe është temë e nxehtë në Angli dhe objektiv i selektorit Roy Hodgson.

Mesfushori kosovar i lindur në Belgjikë ka të drejtë të paraqitet për shtete të ndryshme përfshirë Shqipërinë, Kosovën e Turqinë, kurse Anglisë mund t’i bashkohet vetëm nga viti 2018.

Spanjollët Mikel Arteta dhe Manuel Almunia në të kaluarën janë përmendur si potencialisht reprezentues të Anglisë por mosha e Januzajt nënkupton se ai është objektiv më i mundshëm.

“Ne jetojmë në një botë nën ndryshime. Mendoj se duhet të luajmë sipas rregullave, por nëse rregullat thonë se futbollistët kanë të drejtë lojë për Anglinë, atëherë nuk do të refuzoja mundësinë për inkuadrimin e tyre përderisa bëhet fjalë për dikë kualitativ. Shtetet e tjera janë duke e bërë dhe ne duam të jeni në atë nivel”, u shpreh Bernstein për BBC Radio Five Live.