Merr fund sezoni për Kyrie Irving

Sezoni i Brooklyn Nets po merr një tjetër kthesë të keqe.

Sport

21/02/2020 18:15

Ylli i Nets, Kyrie Irving, me shumë gjasë tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit të këtij sezoni.

‘Bleacher Report’ bën të ditur se Kyrie do t’i nënshtrohet një operacioni që do t’ia humb pjesën e mbetur të sezonit, transmeton lajmi.net.

Irving do ta operojë krahun e djathtë, dhe si pasojë nuk do të jetë i gatshëm për t’u kthyer në parket.

Kjo humbje do të jetë e madhe për Nets, sidomos kur kemi parasysh që edhe Kevin Durant mungon si pasojë e një lëndimi. Ky i fundit është në rrugë të mirë për t’iu kthyer parketit. /Lajmi.net/