Merr fund “saga”, lirohen të gjithë kuksianët që protestuan në rrugën e Kombit

3 protestuesit e fundit që mbaheshin në burg pas tubimit kundër vendosjes së tarifës së kalimit në rrugën e Kombit janë liruar gjatë ditës së sotme nga gjykata në qytetin verilindor.

Lajme

19/06/2018 18:46

Elton Cengun 39 vjeç, Vasil Laçin, 31 vjeç si dhe 35-vjeçarin Florin Onuzi u liruan gjatë ditës së sotme, ndërsa më herët fitoi lirinë edhe Xhevahir Gashi.

Gjykata e Apelit Shkodër la të lirë pak kohë më parë 7 nga 11 protestuesit kuksianë, të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.

Pas protestës pati një përplasje të ashpër mes mazhorancës dhe opozitës ndërsa qytetarët u ngritën në në tubime të shumta për lirimin e tyre.