Merr flakë ndeshja, Ekuadori barazon rezultatin ndaj Senegalit, por afrikanët kthejnë menjëherë epërsinë

Kombëtarja e Ekuadorit ka barazuar shifrat ndaj Senegalit, por festa nuk zgjati shumë për latinët. Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen Ekuador – Senegal, me ekuadorianët që shënuan për 1:1, shkruan lajmi.net. Caicedo realizoi golin e barazimit dhe e kthen Ekuadorin në pozitën e dytë. Por, senegalezët reaguan shpejt me anë të Kalidou…

Sport

29/11/2022 17:33

Kombëtarja e Ekuadorit ka barazuar shifrat ndaj Senegalit, por festa nuk zgjati shumë për latinët.

Është shënuar edhe goli i dytë në ndeshjen Ekuador – Senegal, me ekuadorianët që shënuan për 1:1, shkruan lajmi.net.

Caicedo realizoi golin e barazimit dhe e kthen Ekuadorin në pozitën e dytë.

Por, senegalezët reaguan shpejt me anë të Kalidou Koulibaly.

Me epërsinë e Senegalit, afrikanët janë në fazën tjetër të garave.

Shikoni më poshtë golin e Caicedo dhe atë të Koulibaly. /Lajmi.net/