Merkeli viziton Greqin në fund të tetorit

Më 29 tetor sipas mediave greke është dakorduar vizita e kancelarës gjermane Angela Merkel në Athinë, që do të jetë edhe udhëtimi lamtumirës në Greqi, njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Bota

18/10/2021 13:15

Për momentin, nuk ka konfirmim zyrtar për vizitë ndërsa javën e kaluar gazeta greke “Ekatimerini”, duke u thirru në burimet e saja, shkroi se në Samitin në Slloveni kryeministri grek ka pasur takim tet-a-tet me Merkelin dhe i ka bërë ftesë, të cilën kancelarja gjermane ka pranuar.

Gazeta shkruan se vizita ka edhe karakter simbolik sepse “mandati i Merkelit, në një mënyrë “ishte në hap” me krizën greke, sepse bashkëpunoi me Karamanlis Papandreun, Papadimos, Pikramenos, Samaras dhe Cipras, të cilët një pas një e lëshuan pushtetin”.

Zëdhënësi i Qeverisë së Greqisë Janis Ikonomu, të hënën, duke ju përgjigjur pyetjes së korrespodentës së MIA-s në Athinë, tha se nëse ekziston diçka më konkrete rreth vizitës së Merkelit, do të kumtohet.