Merkel ua rikujton serbëve rëndësinë e dialogut me Kosovën

13:38 | 9 Korrik 2015

Angela Mereke edhe Tmoisllav Nikoliq

Kancelarja gjermane Angela Merkel sot në mëngjes u takua me presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikolliq, në Pallatin Serbia në Beogradin e Ri.

Merkel, duke vënë në dukje rëndësinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ka theksuar se pas hapjes së kapitullit të parë të negociata për anëtarësim të Serbisë në BE, Gjermania do t’i ketë parasysh përpjekjet e ndërmarra të këtij shteti në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën, transmeton Telegrafi.

Kancelarja gjermane, gjatë turneut treditorë në Ballkan, ditën e djeshme qëndroi për një vizitë njëditore në Tiranë, ku u takua me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, dhe kreun e shtetit Bujar Nishani, ndërsa pasdite udhëtoi në Beograd, ku mbajti një takim me kreun e qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Pas takimit me të parin e Qeverisë serbe, në një konferencë të përbashkët për shtyp ka theksuar se vendet e rajonit kanë të ardhme në BE.

Pas Tiranës dhe Beogradit, Merkel sot do ta vizitojë edhe Sarajevën.