Merkel takon edhe presidentin Nishani

Kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë vizitës në Tiranë ka zhvilluar një takim të shkurtër kokë më kokë edhe me Presidentin Bujar Nishani.

Lajme

08/07/2015 18:03

Takimi ka zgjatur pak minuta dhe në qendër të tij ka qenë bashkëpunimi mes dy vendeve, kryesisht në fushën e ekonomisë.

Gjithashtu, në fokus ka qenë edhe procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, me kancelaren që ka konfirmuar mbështetjen e Gjermanisë.

Nga ana e tij, Presidenti Nishani ka konfirmuar angazhimin e shtetit shqiptar për realizimin e reformave jetike në këtë drejtim.