Merkel, pritje konkrete prej Serbisë edhe sa i përket Kosovës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel është takuar sot me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Berlin, të cilit i ka thënë se Gjermania pret nga Serbia të përmbushë tri kushte. 

Lajme

11/06/2014 18:56

Merkel ka thënë se Gjermania ka pritje konkrete prej Serbisë gjatë negociatave me BE-në sa i përket sundimit të ligjit, çështjes së Kosovës dhe çështjeve ekonomike.

“Bashkëpunimi i Gjermanisë varet nga transparenca dhe stabiliteti i situatës në aspektin ligjor”, ka thënë Merkel.

Vuçiq, në anën tjetër ka thënë se do të japë gjithçka nga vetja që të bëhet partner i besueshëm i Gjermanisë.

“Shpresoj që  qytetarët e Serbisë në të ardhmen do të ndjehen krenarë këtu dhe gjithkund në botë, njëjtë siç ndjehem unë sot në Berlin”, ka thënë Vuçiq në konferencë me gazetarë.