Merkel pret Ramën, i thotë se në Samitin e marsit do të kërkojë hapjen e negociatave
Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka uruar mirëseardhjen në Berlin kryeministrit Edi Rama. Takimi mes tyre nisi mëngjesin e sotëm. Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga Taulant Balla dhe Ministri i Ndërtimit Arben Ahmetaj.
Lajme
Temë e diskutimeve ka qenë marrëdhënia bilaterale dhe konferenca e donatorëve që do të zhvillohet në 17 shkurt në Bruksel për t’i ardhur në ndihmë vendit tonë për procesin e rindërtimit.
Gjithashtu temë e tryezës ka qenë edhe drejtimi i OSBE-së nga ana e Shqipërisë dhe çështja e negociatave.
Mësohet se gjatë takimit me Ramën, Merkel ka deklaruar se do të kërkojë nisjen e bisedimeve për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në një samit të BE-së që do të mbahet në mars.
“Ne duam të arrijmë një marrëveshje në mbledhjen e KE në mars për të filluar negociatat me dy vendet. Të dy vendet kanë arritur shumë. Ne do të punojmë shumë për të arritur rezultatet e dëshiruara” ka deklaruar Merkel.
Në fund të vitit 2019 Bundestagu gjerman kërkoi që politika shqiptare të “prodhojë” produkte reale përsa i përket reformës zgjedhore, funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zgjidhjen e krizës politike.