Merkel: Po përfundon koha për Greqinë

Kanë mbetur edhe pak ditë për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën greke.

Bota

07/07/2015 22:23

Kështu ka paralajmëruar kancelaria gjermane, Angela Merkel gjatë bisedimeve para samitit me kryeministrin grek Alexis Tsipras, presidentin francez Francois Hollande dhe presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

“Sot, ne nuk mund të formojmë një tablo bindëse”, tha Merkel pas mbërritjes në një samit emergjent të liderëve të eurozonës për Greqinë.

Ajo ka deklaruar se duhet solidaritet për ndihmë, ndërsa pa solidaritet sipas saj rruga për t’i ofruar ndihmë Greqisë është e pamundur.

“Pa solidaritet nuk ka mundësi ndihme. Pa solidaritet dhe reforma, rruga që duam të marrim nuk është e mundur”, theksoi ajo.