Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Merkel paralajmëron për valën e tretë nëse Gjermania nuk hapet me kujdes

13:14 | 25 Shkurt 2021

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka paralajmëruar për një valë të tretë të rasteve Covid-19 nëse Gjermania fillon rihapjen e saj në mënyrë të gabuar, raporton CNN.

“Ne duhet të vazhdojmë me mençuri dhe kujdes tani që një valë e tretë të mos kërkojë një mbyllje të re të plotë në gjithë Gjermaninë”, tha Merkel në një intervistë me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Kancelarja u deklarua kundër hapjes së vendit shumë shpejt, pasi mutacioni britanik, i cili besohet të jetë më i transmetueshëm se lloji origjinal i virusit, po përhapet në Gjermani.

Agjencia gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, Instituti Robert Koch (RKI), regjistroi edhe 11,869 raste me Covid-19, në njëzet e katër orët e fundit në vend, duke e çuar totalin e pandemisë në 2,414,687.

Numri i të vdekurve në Gjermani nga virusi Covid-19 tani qëndron në 69,125.

Shkalla e incidencës mbetet e njëjtë me 61.7 raste për 100,000 banorë, sipas RKI. Qëllimi është që niveli i incidencës të arrihet në 35 për 100,000 në mënyrë që të rihapet vendi, ka thënë Merkel.