Merkel nesër fillon vizitën në Tiranë

13:13 | 7 Korrik 2015

Rama-Merkel, Foto Arkiv

Kancelarja gjermane Ankela Merkel turin e saj Ballkanik e nis nesër me vizitën zyrtare në Tiranë.

Kjo vizitë do të ketë në qendër të vëmendjes marrëdhëniet në palnin ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, çështjet e sigurisë, por pa anashkaluar Kosovën dhe zhvillimet e tjera në rajon, raporton rtk.

Angela Merkel vjenë në Tiranë në vizitën e parë zyrtare që një kancelar gjerman i ka bërë Shqipërisë.

Kjo vizitë shënon një moment të veçantë në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadër të poltikave rajonale dhe integruese përmes Procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare.

Gjermania në planin europian konsiderohet kontributorja kryesore në rajon gjatë 25 viteve të fundit. Roli i saj para dhe gjatë luftës në Kosovë dhe pas shpalljes së Pavarësisë, ka qenë dhe është tepër i rëndësishëm. Kosova pritet të jetë një ndër temat që kancelarja Gjermane do t’i kushtojë vëmendje të veçantë edhe gjatë bisedës zyrtare me mikpritësin e saj shqiptar, kryeministrin Edi Rama.

Berlini zyrtar siç është vënë re vitet e fundit ka mbështetur dhe nxitur një faqe ndryshe të marrëdhënieve të Shqipërisë me Serbinë, madje Gjermani ka paralajmëruar Beogradin se nuk ka anëtarësim në Bashkimin Europian pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Në rrafshin gjeoekonomik dhe gjeostrategjik që ka rajoni i Ballkanit, Gjermani është investuar në rrugë diplomatike dhe politike për të lehtësuar dhe ndihmuar proceset e pajtimit që kanë nisur në Ballkanin Perëndimor, duke dizejnuar një Program për këto vende të filluar një vit më parë në Procesin e Berlinit, jo si zëvendësues ndaj rrugës së integrimit europian, por si një program ndihmues duke pasur parasysh nevojat me të cilat përballet rajoni ynë.

Gjermania është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri. Nëse në vitin 2010 në Shqipëri operonin 121 ndërmarrje gjermane tani numëri i tyre është 146. Volumi tregar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 290 milion euro përkatësisht 29 përqind më i lartë se në përmbyllje të dhjetëvjeçarit të parë të milienumit të ri.

Kancelarja Merkel do të qëndrojë në Tiranë 4-orë.. Do të pritet me ceremonitë më të larta sipas Protokollit të shtetit shqiptar. Përveç takimit me homologun e saj Edi Rama dhe një Konference të përbashkët për shtyp, ajo do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani dhe do të marrë pjesë në formunin ekonomik shqiptaro-gjerman.