Merkel: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha problemet tjera, pastaj të bisedohet për pavarësinë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ajo ka thënë se të dyja vendet duhet të zgjidhin të gjitha problemet që kanë ndërmjet vete, para se të bisedohet për njohjen e pavarësisë së Kosovës.