Merkel e shqetësuar për rrezikun që vije nga Rusia

Gjermania alarmon perëndimin për rrezikun që i kanoset Europës nga invadimet ruse në Ukrainë. 

Bota

26/11/2014 13:53

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se operacionet e Rusisë në lindje të Ukrainës, shkelin ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë paqen në Evropë.

Duke folur në parlamentin gjerman, sot më 26 nëntor, Merkel ka thënë se, ‘asgjë nuk e arsyeton ndërhyrjen direkte apo indirekte të Rusisë në konfliktin në Donetsk dhe Luhansk’.

“Veprimet ruse, kanë vu në pikëpyetje paqen në Evropë, dhe shkeljen e ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Merkel.

Por ajo ka shtuar se nuk sheh zgjidhje të shpejtë, duke thënë se: ‘përpjekjet tona për të kapërcyer këtë krizë kërkojnë durim dhe qëndrueshmëri’.

Për shkak krizës në Ukrainë, ndërhyrjes së Moskës atje, marrëdhëniet mes Rusisë dhe Gjermanisë, janë tensionuar.