Merkel do të vizitojë Macron këtë muaj në rezidencën e tij në Mesdhe

Kancelarja gjermane Angela Merkel planifikon të vizitojë presidentin francez Emmanuel Macron në rezidencën e tij verore në Mesdhe rreth datës 20 gusht, tha një diplomat evropian sot për Reuters.

Bota

10/08/2020 23:51

Takimi midis Macron dhe Merkel vjen pas arritjes së marrëveshje historike për Bashkimin Evropian, nën të cilin aleanca do të marrë hua për rimëkëmbjen ekonomike nga kriza e koronës, dhe është një tjetër shenjë e bashkëpunimit të rifreskuar franko-gjerman.

Disa diplomatë evropianë tregojnë se marrëdhëniet e ringjallura midis dy liderëve më të fuqishëm evropianë do të sjellin impuls të ri në pikat e tjera të polemikës në BE, siç është çështja e taksave digjitale ose doganave amerikane.

Macron priti vetëm disa mysafirë të shquar në rezidencën e tij presidenciale në jug të Francës.

Por të tjerët po pyesin nëse mund të arrihet shumë kur afrohet përfundimi i mandatit të kancelares gjermane vitin e ardhshëm.

Macron priti vetëm disa mysafirë të shquar në rezidencën e tij presidenciale në Fort de Bregancon në jug të Francës, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-kryeministren britanike Theresa May. /KP