Merkel: Do të përmirësojmë përgjigjen e Gjermanisë ndaj terrorizmit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka premtuar se do të përmirësojë mënyrën se si autoritetet do të përgjigjen ndaj sulmeve terroriste, pas kritikave të ashpra nga familjet e viktimave të sulmit të vitit të kaluar në një treg krishtlindjesh në Berlin.

Bota

19/12/2017 19:58

Merkel ka thënë se një vit pas sulmit, ajo ngjarje i ka bërë të qarta “dobësitë e shtetit”, për t’i mbështetur ata që janë të prekur nga terrorizmi.

Para një viti, Anis Amri, azilkërkues tunizian ka kryer sulmin me furgon duke hyrë në treg meqë rast ka lënë të vdekur 12 persona, ndërsa ka lënduar 70 të tjerë.

“Ne do të bëjmë atë që është e mundur në mënyrë njerëzore, jo vetëm për të krijuar sigurinë, mirëpo edhe për t’ju ndihmuar atyre që u janë shkatërruar jetët ashtu që të kthehen në jetën e mëparshme”.

“Sot nuk është vetëm ditë të pikëllimit, por edhe ditë që tregon gatishmëri për të bërë më shumë”, ka thënë ajo.

Amri është vrarë nga policia disa ditë pasi ka kryer sulmin.

Grupi militant, Shteti Islamik pati marrë përgjegjësinë për këtë incident.