Merkato: Spanja e Gjermania nisin tregun më 1 korrik, Anglia e Franca më 10 qershor

Tashmë janë mësuar edhe datat për merkaton.

Sport

31/05/2020 12:13

‘Mundo Deportivo’ ka zbuluar se kur do të hapet merkatoja nëpër top pesë ligat evropiane të futbollit, transmeton lajmi.net.

Anglia dhe Franca do të jenë dy vendet e para që do të hapin merkaton, duke filluar qysh më 10 qershor.

Spanja dhe Gjermania do të veprojnë njësoj, por do ta bëjnë këtë gjë pak më vonë, duke filluar kështu më 1 korrik.

Gjermania do të mbyll merkaton për Bundesliga më 31 gusht. Franca e Anglia do të jenë të hapura deri më 1 shtator.

Merkatoja këtë vit pritet të jetë pak më ndryshe, me skuadrat që më shumë do të tentojnë të shkëmbejnë lojtarët. /Lajmi.net/