Merita Halili përlotet gjatë intervistës, kjo është arsyeja

Këngëtarja e njohur shqiptare është përlotur gjatë intervistës.

ShowBiz

16/07/2019 23:30

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Merita Halili, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Rreze Dielli”, shkruan lajmi.net.

Gjatë intervistës nuk kanë munguar edhe lotët kur foli për vajzat e saj dhe sakrificat që i ka bërë si nënë.

“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem”, tha këngëtarja ndër të tjera./Lajmi.net/