Mërgimtari 22 vjeç humb jetën tragjikisht në Itali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Terni të Italisë, ku një i ri shqiptar ka ndërruar jetë nga një aksident me motoçikletë.

Bota

14/10/2021 15:18

Referuar mediave italiane, mërgimtari me inicialet R.K., me origjinë shqiptare, por rezident në San Gemini, ka vdekur në mënyrë tragjike nga një aksident. Bashkë me të udhëtonte edhe e dashura e tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion në spitalin Santa Maria.

Thuhet se çifti po udhëtonte me motor, kur 22-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplasja me një kamion. I riu humbi jetën në vendin e ngjarjes.