Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës me të madhe, shtohen fluturimet nga Zvicra e Gjermania

Është shtuar numri i fluturimeve në drejtim të Kosovës nga shtete si Zvicra dhe Gjermania.

Lajme

11/05/2021 23:19

Kjo është konfirmuar nga Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara.

“Që nga heqja e karantinës nga shteti zviceran për udhëtarët nga Kosova janë shtuar rreth 40 fluturime shtesë gjatë muajit maj, ndërsa nëse i referohemi fluturimeve deri më datën 13 janë shtuar rreth 16 fluturime”, është shprehur Gara për klankosovën.

“Dy fluturime janë shtesë nga Gjermania deri më datën 13”.