Mërgim Vojvoda pajtohet për të kaluar te Milan

Mbrojtësi Mërgim Vojvoda është pajtuar për një kalim të tij në Milan.

Sport

15/04/2022 09:43

Bazuar në atë që raporton gazetari Arlind Sadiku, futbollisti tashmë e ka takuar Maldinin dhe është gjetur gjuha e përbashkët në mes të palëve.

Milan do ta dërgojë një ofertë në drejtim të Torinos, posa të hapet merkatoja verore, lajmi.net.

Gjatë këtij sezoni me Torinon, Vojvoda është paraqitur plot 24 herë duke qenë pjesë e rëndësishme e formacionit titullar. /Lajmi.net/