Mërgim Lushtaku paralajmëron padi ndaj Adriana Matoshit

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar ashpër pas deklaratave të aktores dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, duke paralajmëruar padi për ofendime që, sipas tij, janë bërë në drejtim të familjes së tij. Në një prononcim për emisionin Kosova Live në T7, Lushtaku tha se nuk do të lejojë që emri i babait të tij, Sami…

Lajme

12/11/2025 20:39

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar ashpër pas deklaratave të aktores dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, duke paralajmëruar padi për ofendime që, sipas tij, janë bërë në drejtim të familjes së tij.

Në një prononcim për emisionin Kosova Live në T7, Lushtaku tha se nuk do të lejojë që emri i babait të tij, Sami Lushtaku, të keqpërdoret publikisht.

“Do t’i marr të gjitha masat ligjore dhe do ta padis Adriana Matoshin për ofendimet ndaj babait tim, motrës dhe familjes Lushtaku. Po ashtu, do të shqyrtojmë me avokatin nëse ka bazë ligjore edhe për të paditur të gjithë ata që keqpërdorin emrin e babait tim,” tha ai.

Sipas Lushtakut, reagimi i Matoshit nuk ka qenë i motivuar nga ndonjë arsye tjetër përveç tentativës për të devijuar vëmendjen nga “vjedhja e votave” në Mitrovicë.

“Ky reagim ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Mitrovicë. Janë të zënë duke vjedhur vota, prandaj përpiqen të godasin emra me autoritet politik që mund të ndikojnë tek qytetarët,” shtoi ai.

Lushtaku theksoi se tashmë është në konsultim me avokatin dhe po shohin nëse ka bazë ligjore që padia të iniciohet në ditët në vijim.