Mërgim Berisha i jashtëzakonshëm, shënon një gol fantastik

RB Salzburg është kualifikuar në gjysëmfinale, duke fituar ndaj Sturm Graz me rezultat 4-0.

Sport

04/03/2021 11:27

Në këtë ndeshje, Mërgim Berisha dëshmoi edhe një herë se është njëri ndër lojtarët kryesor në ekip, shkruan lajmi.net.

Pas golave të shënuar nga Enock Mwepu (26’, 54’), Berisha (72’) dhe Brendan Aaronson (79’), Salzburgu arriti të fitojë bindshëm.

Goli i shënuar nga Berisha mori gjithë vëmendjen e ndeshjes.

Ai arriti që ta befasojë kundërshtarin, duke goditur topin në një mënyrë të veçantë nga një kënd shumë i vështirë.

Shijojeni golin:

Këtë edicion, futbollisti shqiptar Berisha ka shënuar 15 gola dhe ka të regjisturar 10 asistime në 29 ndeshje në të gjitha garat./Lajmi.net/