Mercedesi shqiptar ka çuditur gjermanët: Gazeta Bild i kushton artikull (Video)

Është i njohur fakti se automjetet Mercedes Benz janë shumë të përhapura në Shqipëri, por një e tillë e transformuar në tricikel ka çuditur gjermanët e gazetes së njohur Bild.

Fun

12/06/2015 14:17

Gazetari Fric Bajer iu përgjigj thirrjes së një shoferi autobusi në Tiranë për të kthyer vështrimin drejt një benzi ngjyrë argjendi të kthyer në një tricikel.

Bild shkruan se burri që drejtonin Mercedesin e përgjysmuar sikur të ishte motocikletë duket shumë krenar ndërkohë që gruaja i ka hedhur dorën mbi krah.

Mercedesët 190 u prodhuan në Gjermani nga viti 1982 deri në 1993.

YouTube player