Mercedes vuan me gomat, por mbetet në podium – Verstappen fiton garën e parë këtë sezon

Më në fund Formula 1 ka dhuruar emocione të forta, duke thyer dominimin e Mercedesit.

Sport

09/08/2020 16:38

Ishte Max Verstappen ai që e fitoi garën në Silverstone, në 70-vjetorin e kësaj të fundit.

Verstappen u tregua dinak dhe shfrytëzoi vuajtjet e Mercedesit me gomat, duke marrë kështu fitoren e parë këtë sezon.

Lewis Hamilton u rendit i dyti, ndërsa homologu i tij Valterri Bottas mbajti pozitën e tretë.

Ferrari vazhdon me paraqitje zhgënjyese, me Charles Leclerc që përfundoi në vendin e katërt teksa Sebastian Vettel në vendin e 12-të. /Lajmi.net/