“Mercedes” ua siguron serbëve 5 mijë vende të reja pune, dikur pati ikur nga Kosova!
Ministri i jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e ka dhënë një lajm të keq për Serbinë, sa i përket Kosovës, por gjermanët, kanë lajme shumë të mira për ekonominë serbe.
Lajme
Kompania gjermane ‘Leoni’ do të fillojë në korrik apo gusht ndërtimin e një fabrike për prodhimin e kabllove në Kralevë në të cilën do të punojnë 4-5 mijë punëtorë.
Këtë e bëri të ditur, Drejtori i Përgjithshëm i kësaj kompanie për Serbinë, Klemens Saks, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, ‘Leoni’ do të investojë më shumë se 60 milionë euro në Serbi.
“Është planifikuar që ndërtimi i objektit të përfundojë në fund të vitit 2019 ose në fillim të 2020”, ka thënë Saks.
Kjo fabrikë do t’i ketë rreth 45 mijë metra katrorë dhe do të prodhojë kabllot për makina ‘Mercedes’.
“Familjet e punonjësve tanë në vitet e kaluara kanë lindur 650 foshnje dhe ky është një kontribut i rëndësishëm për normën e lindjeve në këtë pjesë të vendit”, ka thënë Saks duke shtuar se ‘Leoni’ është i pranishëm në Serbi që nga viti 2009.
Të kujtojmë se vite më parë në Kosovë Mercedes planifikonte të ndërtonte një fabrikë ku fillimisht do të punësoheshin mbi 100 kosovarë. Megjithatë, vetëm pak javë pasi që ishte dhënë lajmi për ndërtimin e fabrikës, Mercedes kishte njoftuar se largohet nga Kosova për t’u vendosur në Maqedoni.
Aso kohe burime të shumta patën thënë se ishte haraçi që e detyroi Mercedesin të ikte nga Kosova. Kompania gjermane ka vendosur që Qeverisë së Kosovës mos t’i shesë as vetura që i prodhon vet. /Lajmi.net/