Mercedes tregon për herë të parë foto të S-Class elektrik

Prodhuesi gjerman i makinave Mercedes-Benz ka publikuar një imazh të parë të modelit të tij të ardhshëm EQS, i cili thuhet se është versioni elektrik i S-Class.

Auto & Tek

08/06/2020 19:57

Siç raporton Electrek, automjeti mund të shihet vetëm në veshje të kamufluara, transmeton lajmi.net.

Një pamje e tillë quhet Erlkönig në qarqet e automobilave.

Makina elektrike arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/orë për 4,5 sekonda, derisa arrin një shpejtësi maksimale mbi 200 km/orë.

Me një fuqi maksimale të karikimit 350 kW, EQS do të tejkalojë të gjitha makinat elektrike në treg. /Lajmi.net/

YouTube player