Mercedes prezanton modelet A35 dhe CLA35 nga seria ‘AMG’

Modeli ‘A35 AMG’ nga radhët e kompanisë prodhuese të automobilave ‘Mercedes’, pritet të lansohet gjatë 2020-ës.

Auto & Tek

22/04/2019 09:35

Është mësuar se krahas modelit ‘A35’, i cili njihet si sedan, kompania do lansojë edhe ‘CLA35 AMG’, tip sportiv, transmeton lajmi.net.

Të dy makinat janë prezantuar në eventin ‘Auto Show’ në Nju Jork, si dhe pritet të lansohet gjatë vitit në vijim, ndërsa do bartin etiketën prej 45 mijë dollarë.

Me motorin e njëjtë sikurse ‘CLA35 AMG’, që prodhon 302 kuaj fuqi, ‘A35 AMG’ shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për jo më pak se 4.7 sekonda.

‘CLA 35 AMG’  do të rivalizojë me ‘Audi S3’ i cili prodhon 288 kuaj fuqi, teksa ‘A35 AMG do të jetë konkurrente e  ‘Audi RS3’, motori i së cilës është i aftë të “godasë” deri në 400 kuaj fuqi. /Lajmi.net/

Mercedes CLA 35 AMG