Mercedes – ardhja e Vettel do të ishte një ide e keqe

Sebastian Vettel vazhdon të lidhet me Mercedes.

Sport

29/05/2020 16:50

Derisa sezoni 2020 do të jetë me humbje të mëdha, ai i 2021 duket tejet premtues qysh tani, pasur parasysh lëvizjet nëpër skuadra.

Kjo falë lëvizjeve që erdhën nga Carlos Sainz Jr e Sebastian Vettel, e që të dyja lidhen me skuadrën e Ferrari.

Por, Vettel akoma nuk ka marrëveshje me ndonjë skuadër. Gjithsesi, ai vazhdon të lidhet me Mercedes.

Është David Coulthard këshillon se Mercedes nuk duhet ta rekurtojë gjermanin, duke iu frikësuar konkurrencës përbrenda skuadrës.

“Mendoj se do të ishte një gabim për Mercedes. Me Lewis Hamilton, ata tashmë kanë kapacitet për të fituar Grand Prixe”, ka thënë Coulthard, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe Valtteri Bottas është pilot i Mercedes, dhe së fundmi ka pasur rezultate të mahnitshme.

Por, ai mund të kalojë te skuadra e Renault, nëse kjo e fundit nuk shuhet krejtësisht. Mbetet të shihet nëse ai do të bashkohet me Esteban Ocon. /Lajmi.net/