Mentor Zhdrella transferohet në Prishtinë
Mentor Zhdrella e ka zgjedhur ekipin e ri. Mesfushori kosovar i është bashkuar FC Prishtinës, me të cilën do të luajë për një vit.
Sport
Tashmë është zyrtare: Mentor Zhdrella është futbollist i ri i Prishtinës. Mesfushori ofanziv ka nënshkruar për një vit me klubin bardh e kaltër.
Në fakt, prishtinasi kishte nënshkruar me Partizanin e Tiranës javë më parë, por ishte mërzitur dhe ishte kthyer në vendlindje, duke e gjetur shpejt ekipin e ri.
Katër herë futbollisti më i mirë në Kosovë në të kaluarën ka luajtur për 2 Korrikun, Hysin dhe Dritën.
Si pa dyshim do të jetë një përforcim i madh i ekipit që sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga Bylbyl Sokoli. Edicioni i ri nis më 16 gusht.