Shala e pyet Molliqajn: A ke dorë personalisht ti djalosh në hedhjen e bombës në shtëpinë time?
Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala e ka pyetur sekretarin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn, për bombën që është hedhur në shtëpinë e Shalës.
Lajme
Drejtori i RTK-së ka shkuar në Facebook duke thënë se ‘Dardan Molliqaj e ka fajësuar për arrestimin e aktivistëve të VV-së”.
Shala ka shkruar në Facebook se pret që Molliqaj t’i përgjigjet për hedhjen e bombës në shtëpinë e tij.
Ky është postimi i plotë i Shalës në Facebook:
Dardan Molliqaj me kishte vendos ne liste te parin si ‘fajtor’ per arrestimin e aktivisteve te tij.
Nuk i komentojë kurrë ato çka thotë ky far Dardani, por këtë herë pasi që fatkeqësisht drejtesia në Kosovë nuk ekziston fare, kërkojë drejtpërdrejt nga ky djaloshi (Dardani) të tregojë kush ma tmerroi familjen, kush m’i traumatizojë fëmijët, a ke dorë personalisht ti djalosh (Dardan) në hudhjen e bombës në shtëpinë time?!!!
Pyetje po bëj dhe pres përgjigje djalosh (Dardan)!
Përndryshe edhe një padi po ta bëj për këtë lojë të flliqt e të rrezikshme që je tu e lujt!
E sa për Drejtësinë në Kosovë ishalla na shpëton Zoti i madh!