Mëngjese të freskëta e mjegull: Parashikimi i motit për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave. Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius. Vranësira do të…

Lajme

05/10/2022 07:59

Sot në vendin tonë do të mbajë mot i qëndrueshëm. Mëngjesi parashihet të jetë relativisht i freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.

Sipas Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Vranësira do të ketë vetëm në stadet e larta të Troposferës. Lagështia relative mesatare ditore parashihet ti shënojë vlerat rreth normales, (50-75%), ndërsa sa i përket presionit atmosferik, vlerat e saj mbeten mbi normalen (1013mb).