Menez: Pa futbollin do të isha në burg

Lojtari francez i Milanit, Jeremy Menez ka deklaruar se do të ishte në burg po që se nuk do të kishte arritur sukses në botën e futbollit.

Sport

20/12/2014 12:28

Menez ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, duke thënë se do të ishte në burg po të mos ishte futbollist.

“Po të mos kisha arritur sukses në botën e futbollit ndoshta do të isha në burg”, tha sulmuesi i skuadrës së Milanit.

”Shumë shokë të mi janë atje. Vjedhje, drogë, gjëra të tilla. Shumë gjëra dëshironi në jetë, por zakonisht mungojnë paratë”, tha Menez.

Ish anëtari i PSG dhe i Romës gjithashtu tregoi se kishte refuzuar një ofertë nga Manchester United në moshën 16 vjeçare