Menez në Milan

Jeremy Menez do të jetë përforcimi i ri i Milanit. Mesfushori ofanziv të mërkurën do të mbërrijë në qytetin italian për t’ju nënshtruar testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Rossonerët.

Sport

11/06/2014 00:03

Jeremy Menez në Milan, punë e kryer.

Mesfushori ofanziv francez, në skadim të kontratës me Paris Saint-Germain është gjithnjë e më afër zyrtarizimit si futbollist i ri i Milanit, edhe pse marrëveshja është e realizuar, ka bërë të ditur eksperti italian Gianluca di Marzio.

Menez do të mbërrijë në Milano të mërkurën, kur i ka të caktuara testet mjekësore me gjigantin italian. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, do të vazhdohet me nënshtrimin e kontratës.

Kurse, në premten rreth orës 12:00, është caktuar prezantimi i tij zyrtar si përforcim i ri i Milanit. Çështje orësh, pastaj Menez do të jetë me kuptim të plotë një futbollist i ri i Rossonerëve.

Ai do t’i bashkohet ish bashkëlojtarit të tij, qendërmbrojtësit Alex, i cili ditë më parë iu bashkua Milanit si futbollist i lirë, pas skadimit të kontratës në Paris Saint-Germain.