Mendy mund të largohet nga Real Madridi

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’. Sipas ‘Marca’, Reali ende nuk ka vendosur nëse do të zgjasë kontratën e Mendy apo do ta listojë atë në tregun e transferimeve, përcjell lajmi.net. Mendy është paraqitur rregullisht për Real Madridin kur është i disponueshëm, megjithatë, problemet e tij me…

Sport

14/11/2022 14:41

Mbrojtësi i majtë i Real Madridit, Ferland Mendy mund të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas ‘Marca’, Reali ende nuk ka vendosur nëse do të zgjasë kontratën e Mendy apo do ta listojë atë në tregun e transferimeve, përcjell lajmi.net.

Mendy është paraqitur rregullisht për Real Madridin kur është i disponueshëm, megjithatë, problemet e tij me lëndimet mund të jenë një arsye që ‘Los Blancos’ të mos e rinovojë atë përtej vitit 2025.

Thuhet se Real Madridi tashmë është duke kërkuar alternativa në pozicionin e mbrojtësit të majtë, me objektivin kryesor ish-lojtarin e të rinjve dhe Rayo Vallecano Fran Garcia./Lajmi.net/