Mendy flet për herë të parë për konkurrencën me Marcelon

Ferland Mendy është transferimi i fundit i Real Madridit këtë verë.

Sport

19/06/2019 19:22

‘Los Blancos’ pas disa ditë negociata me Lyon, kanë arritur marrëveshje për transferimin e reprezentuesit francez në ‘Santiago Bernabeu’.

Mendy, që luan në krah të majtë, do të ketë një konkurrencë të fortë me Marcelon, lojtarin që për disa vite ka qenë i padiskutuar te Real Madrid.

Në një intervistë për mediet në Spanjë, Mendy ka folur për konkurrencën me Marcelo, duke thënë se për këtë vendos trajneri Zidane.

“Zidane do të vendos se kush do të luajë ndërmjet meje dhe Marcelos”, është përgjigjur Mendy, përcjell ‘lajmi.net’.

“Do të shohim gjatë sezonit se çka do të ndodh. Nuk kam folur ende me Zizoun, por shpresoj që të flasim së shpejti”./Lajmi.net/