Menduan se qeni po flinte në varrin e pronarit të tij, por ishin gabim

Një fotografi e një qeni që flinte në një varr ishte bërë hit në Serbi më parë, që bëri që shumë njerëz të besojnë se qeni nuk pranonte vdekjen e pronarit të tij dhe shkonte të flinte tek varri.

Fun

25/08/2015 12:11

Por, siç duket kjo nuk ishte e vërtetë. Qeni kishte një arsye tjetër pse po flinte aty. Ai ishte duke u kujdesur për katër të vegjlit, të cilët i kishte vendosur nën këtë varr për t’i mbajtur ata të ngrohtë dhe të sigurt, transmeton Lajmi.net.

NNPHBjklRjUSrtTl

Kjo gropë nën varr ishte vendi më i mirë siç duket për këtë qen. Vesna Mihajloski, një shpëtimtare e kafshëve, e morri qenin dhe të vegjlit në shtëpinë e tyre të re.

wHGI9tZlVmF9XV9l

Nën kujdesin e saj, të vegjlit dhe nëna e tyre filluan të rimarrin veten dhe të bëhen më të shëndetshëm.

KFvudUblEzU5Pudl

Ata tani janë të shëndetshëm dhe janë bërë pjesë e familjes së Vesna-së. Nuk është e vështirë që t’i ndihmosh kafshët. Në vend se ta blini një, konsiderojeni që ta shpëtoni një të tillë. (Lajmi.net)