Menduan se kishin sjellë suvenir nga Kroacia, por…
Një familje gjermane kur ishte kthyer nga pushimet në Kroaci, kishte qenë e bindur se kishte sjellë me vete një suvenir që do t’iu rikujtoj ato pushime, por në vend të suvenirit ata kishin sjellë në shtëpi një granatë dore.
Fun
Familja nga Straubing, verën e kaluar në një plazh të Kroacisë kishte mbledhur diçka duke menduar se është guri. Dhe kujtimin nga pushimet verore kishin vendosur ta fusin në një dollap.
Por vikendin e kaluar, njëri prej anëtarëve të familjes duke pastruar pluhurin rrëzoi gurin në tokë. Dhe nga kjo goditje kishte rënë një pjesë e saj, duke i lënë ata kështu të kuptojnë se bëhet fjalë për një granatë dore.
Me të kuptuar se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes, ata i kishin telefonuar policisë e cila menjëherë kishte dalë në vend të ngjarjes, duke e shkatërruar granatën një vend të sigurt.