Mendon se është delfin, aksidentalisht shpëton një peshkaqen (VIDEO)

Në këtë video do të shihni momentin kur një pushues shpëton atë që mendonte se ishte një delfin. Por kur i është afruar pranë ka kuptuar se në fakt ishte një peshkaqen.

Fun

06/06/2016 23:22

Sipas medieve ndërkombëtare, Nicolas Andre, nxitoi për të ndihmuar krijesën rreth 4 metra të gjatë pasi doli në breg të detit në ujërat e Lazard Point në Cornwall të Britanisë së Madhe.

Por në momentin që ka qenë pranë, ai ka mbetur i suprizuar kur ka parë se ishte një peshkaqen “basking”.

Ai është shprehur se peshkaqenët vizitojnë rregullisht brigjet e Cornwall në muajt e verës. Megjithëse janë peshqit e dytë më të mëdhenj në botë, ata ushqehen vetëm me plankton dhe nuk kanë dhëmbë.