“Mendojnë se vuaj urie”, Dafina zbulon sekretin e linjave trupore

Dafina Zeqiri ka treguar se si kujdeset për trupin.

ShowBiz

12/12/2019 17:46

Dafina Zeqiri këto ditë po pushon në Maldive, ku po shoqërohet nga nëna dhe motra, shkruan lajmi.net.

Nga këto pushime, këngëtarja nuk ka hezituar të publikojë imazhe atraktive, në të cilat shfaqet në bikini.

Në një prej këtyre fotografive, ajo tregoi edhe se me çka po ushqehet, duke iu kundërpërgjigjur atyre që e komentojnë për trupin.

“Për ata që mendojnë se vuaj urie. Unë ha! 4 herë në ditë dhe stërvitem! Paqe!”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/