“Mendoja se nuk vleja si nënë dhe si grua”, Arjola rrëfen momentet e vështira në jetë

Arjola ka folur për periudhën e vështirë në jetën e saj.

ShowBiz

29/02/2020 11:04

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar së fundi në një intervistv për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo foli për emërimin e saj si drejtoresë në pallatin e kulturës në Tropojë si dhe për rolin e saj në “I love Tropoja”.

Arjola ka rrëfyer edhe momentin delikat në jetën e saj, kur ishte në depresion.

“Ka pasur shumë momente të tilla, mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës në atë fazën kur unë isha futur në depresion”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, Arjola Demiri ishte befasuar me një videomesazh nga gjyshi i saj në Amerikë.