Mendjen kërkah hiç: Gjokoviq merr në “thu” në pikë të “rrafshit”, duke zbritur nga vetura

Përveç si tenist nacionalist serb, Novak Gjokoviq duket se jashtë sportit është edhe i pavëmendshëm në disa raste. I tillë është rasti edhe në një video të shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, ku shihet Gjokoviq duke zbritur nga vetura e që shmangu një lëndim, përcjell lajmi.net. Gjatë zbritjes nga vetura, tenisti famëkeq serb, Gjokoviq nuk…

Sport

08/12/2023 14:44

Përveç si tenist nacionalist serb, Novak Gjokoviq duket se jashtë sportit është edhe i pavëmendshëm në disa raste.

I tillë është rasti edhe në një video të shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, ku shihet Gjokoviq duke zbritur nga vetura e që shmangu një lëndim, përcjell lajmi.net.

Gjatë zbritjes nga vetura, tenisti famëkeq serb, Gjokoviq nuk e vendosi hapin siç duhet, andaj ishte shumë afër të rrëzohej në tokë.

Pas kësaj, Gjokoviq u mundua ta kthente në shaka duke iu drejtuar me buzëqeshje disa prej të pranishmëve rreth tij.

Pak kohë më parë, ekipi i tenistëve nga Serbia, me në krye Gjokoviqin, provokuan rëndë duke u paraqitur në një turne madhor me këngë nacionaliste serbe, në vargjet e së cilës përmendej Prizreni.

Mëposhtë mund të shikoni pamjet e momentit për të cilin bëhet fjalë./Lajmi.net/