“Mendja e Pogbas nuk është më te Man Utd”

Mendja e Paul Pogba nuk është më te Manchester United sipas ish mbrojtësit të tyre, Mikael Silvestre.

Sport

09/04/2020 09:49

Janë të shumta spekulimet që e lidhin francezin me një largim nga ‘Old Trafford’, ku po kërkohet nga Juventus dhe Real Madrid.

Pogba te Manchester Unietd ishte transferuar në vitin 2016 nga Juventus, për 105 milionë euro, rekord botëror atë kohë.

“Ne duhet të presim dhe të shohim, por nuk duket se koka e tij është te Manchester United”, ka deklaruar Silvestre, përcjell lajmi.net.

“Unë e pashë atë para pezullimit dhe dukej i lumtur, të gjithë po sillen normal me të. Ai është pjesë e United dhe nëse do të qëndronte nuk do të ishte një çështje, unë vetëm shpresoj të shohim më të mirën nga ai”./Lajmi.net/