Mendes: Ndeja e Ronaldos pas humbjes ishte e drejtë

Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes ka thënë se ndeja e organizuar nga Ronaldo pas humbjes ndaj Atletico Madridit ishte një gjë e drejtë.

Sport

09/02/2015 10:03

Jorge Mendes e ka mbrojtur Ronaldon nga kritikat, duke thënë se ai kishte shumë të drejtë që të bënte një ndejë për të festuar ditëlindjen e tij, edhe pse u mposht nga Atletico Madridi me rezultat 4-0.

“Nuk është e lehtë që të jesh Cristiano Ronaldo. Ai është shumë i mërzitur që ato imazhe kanë dal jashtë nëpër media”.

“Ishte planifikuar që të jetë një ndejë private. Ai nuk ka mundur të anulojë ndejën e organizuar pasi shumë familjarë dhe shokë kanë ardhur në Madrid atë ditë”.

“Ai nuk ka mundur ta anulojë atë edhe pse ishte shumë i mërzitur nga humbja me Atleticon. Njerëzit duhet ta mbështesin dhe ta ndihmojnë atë. Ai është profesionisti më  i mirë në botë, një shembull për tu ndjekur”, përfundoi Mendes.